Maqedonia e Veriut premton Vetting dhe lista te hapura | Lajme - News

2020-12-05 0

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, doli për herë të parë në foltoren e pres qendrës qeveritare, e prej aty premtoi shumë.

?Prioritet më i lartë është që të zbatojmë reforma të thela dhe thelbësore në sistemin e drejtësisë, gjegjësisht të nisim proces të pastrimit efikas dhe objektiv të gjyqësorit. Kjo nënkupton kontroll të pasurisë pronësore të gjykatësve dhe prokurorëve nga ana e Komisionit për parandalimin e korrupsionit?, tha ai.

Megjithatë, edhe pse premtimet ishin serioze dhe të mëdha, ministri Mariçiç nuk harroi ta rikujton opinionin se jo gjithçka do të jetë ashtu siç paralajmërohet.

?Ne nuk kemi iluzione se për disa muaj do të kontrollohen të gjitha lëndët?.

Ministri paralajmëroi ndryshime edhe në Kodin Zgjedhor.

?Do të punojë në ndryshimet në Kodin zgjedhor, që të vendoset principi i listave të hapura për kandidat, që në zgjedhjet e para lokale vitin e ardhshëm?.

Por edhe për këtë çështje tha se duhet të sjellët me konsensus. Nga BDI thonë se hapja e listave për zgjedhjet lokale është marrëveshje parazgjedhore mes Ahmetit dhe Zaev.

Hapjen e listave e përkrah edhe opozita shqiptare, por kërkojnë që në këtë proces të përfshihet edhe ata, që ndryshimet të jenë efikase dhe përmbajtjesore.

Klan Macedonia
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/